kqzKomisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përqindjen e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje deri në mesditë.

Sipas tabelës, pjesëmarrja më e lartë në votime është shënuar në Lezhë me 14.41%, ndërsa pjesëmarrja më e ulët është shënuar në Vlorë me 9.43 për qind.

Në Fier, në rang qarku, pjesëmarrjen më të ulët në votime e ka Bashkia e Roskovecit, me 3.26%. Kjo pasi për një periudhë kohe u bllokua procesi i votimit, sepse në fletën e votimit, tek emrat e të dy kandidatëve shënohej i njëjti koalicion, ASHE.

Gjithashtu, dhe në Tepelenë pjesëmarrja ka qenë 4.52%, për shkak të pezullimit të votimit, pasi dy kandidatë mbanin numrin rendor dy në fletën e votimit.

loading...

Numri total i personave që kanë votuar në të gjithë vendin, sipas KQZ-së, është 244070.

Deri tani, 3118 qendra votimi i kanë dërguar të dhëna Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

PËRQINDJA E PJESËMARRJES
Berati 10.56%
Dibra 14.35%
Durrësi 12.36%
Elbasani 11.40%
Fieri 12.02%
Gjirokastra 11.67%
Korça 12.79%
Kukësi 11.35%
Lezha 14.41%
Shkodra 14.40%
Tirana 13.70%
Vlora 9.43%.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid