krijesa-e-cuditshme-1-780x439Policia ruse ka bërë një zbulim rrënqethës në një laborator të braktisur të patologjisë në Siberinë perëndimore.

Hetimet kanë filluar, pasi një student i mjekësisë gjeti një ndërtesë të braktisur, ku kishte shumë kavanoza me organe njerëzore, me eshtra dhe me kufoma të thara.

Dëshmitë flasin se kjo ndërtesë ishte funksionale deri në vitin 2012.

Loading...

Studenti, Georgy Grigorchuk, i cili bëri zbulimin drithërues, thotë se kishte dëgjuar për këtë vend nga kolegët e tij studentë.

Ai thotë se kishte shkuar në këtë vend nga kureshtja e tij si student i mjekësisë.

Në këtë ndërtesë janë gjetur edhe shumë libra mjekësorë, të shpërndarë gjithandej nëpër dysheme. Kafkat dhe shishet e plastikës me inde të ndryshme kanë mbledhur shtresa të trasha të pluhurit.

Në sy bie sidomos një skelet, i cili mund të jetë skeleti i ndonjë fëmije me deformime, por sipas “miqve tanë, ithtarë të UFO-ve”, mund të jetë edhe skeleti i një alieni, varet si i merrni gjërat.

Nuk dihet pse u lanë kaq shumë ekzemplarë në këtë vend, pasi instituti i patologjisë u zhvendos gjetiu.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid