fatos-tusheKanë shkuar për t’i kërkuar një zgjidhje për problemin e tyre, por përgjigja që kanë marrë i ka lënë pa fjalë.

Bëhet fjalë për tregtarët e Lushnjes, të cilët i kanë larguar nga tregu. Ata kanë shkuar te Kryetari i Bashkisë së Lushnjes për t’i kërkuar që ta zgjidhë hallin e tyre. Duket se Fatos Tushe ka qenë i vendosur për të mos marrë parasysh kërkesën e tregtarëve, madje debati degradon në fyerje të tregtarëve nga Tushe.

Loading...

“Ku do hamë? Kam 12 kalamaj për të ushqyer”, qan hallin një nga protestueset, por përgjigja e Tushes i lë pa fjalë.

“Po kush t’i polli ty? Lagjja apo vetë? Rriti vetë.”

Jo vetëm kaq, por debati mes tyre ka vazhduar deri në kërcënime, përsëri nga ana e Kryetarit.

“Unë dua të drejtën, s’kam ku të ha! Jam e sëmurë!”

“Mos më ngri mua zërin. Ta fus atë portofolin mu në gojë unë!”

Këtu ka degraduar Shqipëria: me kryetarë që jo vetëm s’të zgjidhin hallin, por edhe të ofendojnë e të kërcënojnë. Se ata janë të pushtetshmit, janë kryetarët! Këta janë kryetarët që duam, kjo është rilindja jonë!

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid