dukaNëse në Shqipëri bën ftohtë, disa zonë janë mbuluar nga bora, rrugë ku qarkullohet me zinxhirë, ka nga ata njerëz që po përjetojnë verë në jetën e tyre, po shijojnë rrezet e diellit dhe freskinë e detit.

Natyrisht, për këtë nuk mund t’i shërbente deti i Durrësit presidentit të FSHF-së, Armand Duka, aty ku ka edhe shtëpinë, por duhej të fluturonte gjetiu, në një ishull ekzotik, shumë i shtrenjtë. Duke qenë se e mbylli 2015-n si finalist i “Euro 2016”, një sukses historik për futbollin dhe kombëtaren shqiptare, kreu i FSHF-së ia ka lejuar vetes t’i kalojë disa ditë pushimi luksoze, që përfshijnë orët e fundit të vitit që shkoi dhe ditët e para të vitit të ri.

Loading...

Sikurse duket edhe në foto, Duka po shijon me rroba plazhi fillimjanarin në një nga vendet më të bukura në botë, në ishullin ekzotik, Mauritius. Bashkë me familjen e tij, gruan, djalin dhe vajzën, kreu i futbollit shqiptar është akomoduar në resortin “Blue Bay Mauritius”. Diku duke pirë diçka freskuese, ekzotike, diku duke “fluturuar” në një litar, Armand Duka shfaqet mjaft i relaksuar. Po çfarë është ky ishull, në mes të detit, ku tani është verë dhe “VIP”-at nga e gjithë bota shkojnë për pushime?

Mauritius njihet zyrtarisht si Republika e Mauritius. Është një shtet-ishull në Oqeanin Indian, rreth 2.000 kilometra larg bregdetit juglindor të Kontinentit Afrikan.

Sipërfaqja e vendit është 2040 km2. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Port Louis. Ishulli ishte i pabanuar, derisa Republika Holandeze themeloi një koloni në vitin 1638, me emërtimin holandez “Prince Maurice van Nassau”, shkruan telesport.

Kolonia holandeze u braktis në vitin 1710 dhe, pesë vjet më vonë, ishulli u bë një koloni franceze dhe u emërua “Isle de France”. Për shkak të pozicionit të tij strategjik, Ishulli Mauritius ishte i njohur si “ylli dhe çelësi” i Oqeanit Indian. Nën sundimin britanik, emri i ishullit u rikthe në “Mauritius”. Vendi u bë shtet i pavarur më 12 mars 1968, si dhe u njoh si Republikë brenda

“Commonwealth”-it në vitin 1992.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid