nexhmijaVideoja që do të shihni më poshtë daton më datë 10 janar 1997 dhe sjell momentet e lirimit nga burgu të Nexhmije Hoxhës nusja e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Atë kohë 76-vjeçare shijoi lirinë pasi kishte qëndruar më shumë se pesë vjet në burgun e grave në Tiranë.

Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 1991 me akuzën të një shumë parash të barazvlefshme me 75 mijë dollarë nga fondet publike, që prej vdekjes së Enverit më 1985 deri pesë vite pas diktaturës.

Loading...

Prokurorët e akuzuan Nexhijen se ajo jetonte në luks, në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të vendit, duke marrë jo pak para të cilat iu përkisnin pikërisht qytetarëve.

Në janar 1993 Nexhmije Hoxha dënohet fillimisht me 11 vjet burg, por se Gjykata e Apelit ia çoi në nëntë vite.

Më pas, disa amnisti që përfshiheshin në Kodin e Ri Penal ia çuan burgimin vetëm 5 vite.

Të venë e diktatorit e prisnin jashtë dy nuset, Teuta dhe Liljana, që mesa duket kjo e fundit pas kësaj as që do ta takojë më në jetën e vet.

Ndërkaq, atë e presin edhe djemtë Iliri dhe Sokoli.

Nexhmije Hoxha kërkonte të shkonte tek varri i burrit të saj, që ishte hequr nga Varrezat e Dëshmorëve dhe ishte dërgur tek Varrezat e Sharrës.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid