emiliano-shullaziEmiliano Shullazi, dhe Gilmando Dani, janë personazhe të njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës.

Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale. Për gjatë viteve, Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukuturuar kriminal.

Në mënyrë të vazhdueshme ai ka qenë i dyshuar dhe i hetuar disa herë për gjobëvënie dhe shtrëngim me dhunë dhe kanosje për dhënie pasurie, por në shumë pak raste ai është hetuar.

Loading...

Ndërkaq në mënyrë të herë pas hereshme ai është hetuar dhe arrestuar nga policia e kryeqytetit për armëmbajtje pa leje, jo shumë larg banesës së tij. Në nëntor 2011, ai përfundoi një dënim me burg, për akuzën e trafikut të drogës, ndërsa ishte dënuar 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge. Ai është dyshuar se ka qenë pjesë e një prej bandave më të egra që vepronte në Tiranë dhe në vend, nga e cila numërohen dhjetra të vrarë për shkak të konflikteve. Pjesë e grupit ku bën pjesë edhe Shullazi, janë edhe Gilmando Dani, Blerim Shullazi, e persona të tjerë, të përfshirë në trafikimin e drogës dhe të shantazhimit dhe kërcënimit për dhënie pasurie.

Pas lirimit nga burgu në vitin 2011, Shullazi u arrestua sërish, si person i përfshirë në kanosje, ndërsa ai u gjet me armë pa leje nga efektivët e komisariatit nr.2. pas 20 në qeli, ai u lirua Ndërkaq me 5 janar të vitit 2012, ai mbeti i plagosur pasi ndaj veturës së tij Volksëagen Golf, u derdhën breshëri plumbash nga persona të panjohur. Ndërkaq Shullazi, u arrestua edhe në vitin 2011 gjatë zgjedhjeve lokale, si dhe në vitin 2013, gjatë zgjedhjeve parlamentare. Ai u denoncua në atë kohë nga Partia Socialiste për presione dhe shantazhe ndaj komisionerëve të partive politike.

Gjatë arrestimit të tij, policia i bllokoi dhe i gjeti radio policie, mjete komunikimi dhe një armë shotgan që mbahej me leje nga një prej personave që shoqëroheshin me Shullazin në momentin e ndalimit. |shqiptarja|

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid