Shperndaje kete artikull
Twitter this!
Digg it!
Shtoje ne Delicious!
Shperndaje ne Facebook!
Shperndaje ne Reddit!
Stumble it
Shtoje ne Technorati
Youtube Channel
Facebook Live
Abonohu
Parashikimi MOTIT
*Vazhdo anash per qytetet e tjera! =>>
Mbreteria e Bashkuar ndalon "The pirate bay". |
|
Faqja e famshme për kërkimin e torrentëve, The Pirate Bay është bllokuar në Britaninë e Madhe, pas një vendimi të gjykatës i cili thotë se faqja shkel të drejtat e autorit. Industria Fonografike e Britanisë (BPI) ka kërkuar nga ofruesit e shërbimeve të internetit të bllokojnë qasjen në The Pirate Bay në Britani të Madhe, duke pretenduar se faqja ka shkaktuar miliona funta dëme. Gjykata e Lartë e Drejtësisë ka thënë se The Pirate Bay jo vetëm se mundëson që të bëhet vjedhja e të drejtave të autorit, por në mënyrë aktive edhe e inkurajon atë.
|
|
18/02/2012 22:15
Gjithcka gati,starton Big Brother Albania 5. |
|
Big Brother rikthehet në ekranin e Top Channel nga e shtuna mbrëma. Një grup njerëzish nga Shqipëria, por edhe trevat shqipfolëse do të jenë protagonistët e edicionit të pestë të këtij “reality shoë” që do të tregojë për publikun gjithçka ndodh brenda shtëpisë 24 orë në 24. Mosha e një pjese të konkurentëve këtë vit do të jetë më e madhe. Si do të jenë marrëdhëniet mes tyre? Do të lidhen miqësi, dashuri? Do të krijohen armiqësi? A do të ketë një lider brenda shtëpisë? Cili do të jetë më i forti? |
17/02/2012 22:15
Aleanca Kuq e Zi shenderrohet ne parti. |
|
Aleanca Kuq e Zi do të kandidojë në zgjedhjet e ardhëshme si një parti politike. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i kësaj aleance Kreshnik Spahiu, i cili në një intervistë për televizionin Top Channel deklaroi se shiqptarët ishin të lodhur me dy partitë politikë që kanë mbizotëruar gjatë 20 viteve të fundit. |
12/02/2012 22:15
Ne Mars ka pasur dy oqeane. |
|
Sateliti “Mars Express” i Agjencisë Hapësinore Europiane ka mbledhur të dhëna rreth dy oqeaneve të mëdha që kanë ekzistuar miliarda vite më parë në planetin e kuq. |
08/02/2012 22:15
Autori i masakres ne Norvegji: Meritoj medalje nderi. |
|
Anders Breivik, autori i masakrës së 22 korrikut në Norvegji, i ka kërkuar gjykatës lirinë duke u shprehur se meriton një medalje nderi për atë që ka bërë. Breivik u shfaq para mediave i vetëkënaqur dhe i buzëqeshur, teksa dërgohej i prangosur në Gjykatën e Oslos, ku u zhvillua seanca e fundit dëgjimore. |
05/02/2012 22:15
Falimenton kompania Hungareze Malev. |
|
Kompania ajrore hungareze, “MALEV”, pushtoi të gjitha fluturimet ditën e premte për shkak të vështirësive financiare. |