pirloAndrea Pirlo u ka thënë një lamtumirë emocionuese tifozëve të Juventusit pas nënshkrimit me klubin nga MLS, New York City.

Mjeshtri i mesfushës barti fanellën bardhezi për katër vite duke fituar katër tituj të Serie A, një të Kupës së Italisë dhe luajti në finale të Ligës së Kampionëve.

Loading...

“Është vështirë që t’i shndërroj këto emocione në fjalë. Sidomos kur përfshihen katër vite shumë të rëndësishme në jetën time”.

“Mund të them vetëm një faleminderit të madh për ata që më kanë shoqëruar dhe mbështetur në këtë aventurë”.

“Klubi, Juventusi, nga presidenti ynë deri te secili individ që punon këtu, bashkëlojtarët e mi në beteja, përmes qeshjes së madhe dhe pak lotëve, tifozëve dhe të gjithë atyre që kanë treguar dashuri ndaj meje edhe në momentet jo të bukura”.

“Faleminderit nga zemra, për të gjithë ju”, ka shtruar ka shkruar Pirlo në Twitter.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid