adoleshentiForcat RENEA kanë arrestuar personin e parë në operacionin e tyre brenda në Lazarat, i cili është Sinan Ribaj.

Ndërsa, Gerald Altin Bime, 17-vjeç i shpallur në kërkim nga policia ka thënë se disa prej personave në listën e të kërkuarve i njeh dhe se me ta ka qenë shok fëmijërie që në klasë të parë.

Ai tha për News24 se prej një viti jeton në Gjirokastër dhe nuk ka qenë në Lazarat.

“Sot kam qenë që nga ora 9 e mëngjesit tek lokali i kushërinjve. Kam qenë në lokal tërë pasditen bashkë me babain. Ka një vit që nuk kam shkuar në Lazarat”, tha djali.

Sipas tij, arsyeja se pse është në listën e të kërkuarve është se ndodhet në fotot e publikuara në Facebook nga Arbion Aliko dhe Xhulio Malo, të cilët i ka shokë.

Burimet policore kanë saktësuar se 5 persona janë vetëdorëzuar dhe ata janë: Zhaklin Derxho, Albon Meçi, Gurim Skënderi dhe Denis Mahmutaj.

Policia e ka ndërprerë aksionin në Lazarat për shkak të errësirës dhe kanë thënë se aksioni do të rinis nesër.

20:31 – Policia e Shtetit, përmes një komunikate për mediat ka kërkuar nga banorët e Lazaratit që të ruajnë qetësinë duke shmangur incidentet e mundshme.

Në deklaratën e lëshuar nga policia, thuhet se nëse do të ketë kundërpërgjigje me armë, forca e shtetit do të veprojë.

loading...

“Forcat Speciale RENEA pak minuta më parë nisjen mësymjen në Lazarat. Trupat e para kanë hyrë në fshat. Policia është e vendosur ta çojë operacionin deri në fund, deri në kapjen e të gjithë personave që sulmuan policinë. Nëse grupi i kundërpërgjigjet policisë me armë, jemi të vendosur ti asgjësojmë”, thuhet në njoftim.

18:30 – Lazarati, Gjirokastra, por edhe e mbarë Shqipëria është tronditur gjatë ditës së sotme, teksa mësuan lajmin se një efektiv i forcave RENEA, Ibrahim Pasha humbi jetën gjatë operacionit policor në fshatin problematik, ndërsa dy kolegë të tij janë plagosur dhe janë nisur në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Këto të fundit, dy efektivët e policisë të plagosur, Jetmir Isai dhe Perlat Ahmetaj bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sqaruar se bëhet fjalë për një përplasje me armë mes forcave RENEA dhe një grupi të armatosur në fshat.

Kush qëlloi në drejtim të policisë?

Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat, por nuk ka bërë me dije për publikun se kush janë këta persona, të cilët dyshohet se janë të rinj.

Zyrtarisht mësohet se është shoqëruar në polici 17-vjeçari Xhuliano Malo, person që është kapur në një automjet të bardhë dhe i janë gjetur armë dhe kokainë.

17-vjeçari Malo, madje ka postuar edhe në Facebook-un e tij foto nga zonat ku mbillet hashash.

Dëshmia e Xhuliano Malos

Në dëshminë e tij përpara oficerëve të policisë, adoleshenti Malo ka thënë se në fshat ndodhet një grup prej 15 personash, të moshës 14-25 vjeç, të pajisur me 6 snajpera.

Sipas informacioneve, të rinjtë janë shpërndarë nëpër zonat përreth Lazaratit, nëpër banesa dhe në malin e Sopotit.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid