ledion-licoMe ikjen e drejtuesit kryesor, duket se i është hapur rrugë promovimit të miqve të afërt të trashëgimtarëve.

Dy janë emrat kryesorë që u lakuan jo vetëm në media, por edhe korridoreve të Top Channel, si kandidatët që kanë marrë përsipër ringritjen e Top Channel. I dashuri i Sarës, Ledioni dhe regjisori i Top Fest, afër me Lori Hoxhën, dhe Ardit Roshi.

loading...

Djemtë, kanë shfaqur hapur ambicien për të drejtuar televizionin, i cili po përjeton një situatë jo të mirë, referuar edhe shifrave të audiencës.

Sjelljet prej drejtori të Ledionit janë vënë re dhe në organizimin e fundit kur Top Channel promovoi ambientet e reja, e po ashtu, 29-vjeçari nuk ka kursyer tonet e forta kritike kundër prodhimeve aktuale, të cilat thuhet se i ka transmetuar deri në mbledhjet e bordit. Nga ana tjetër, Ardit Roshi duket më i tërhequr.

Pavarësisht mbylljes së emisionit të tij Pop Channel, 30-vjeçari siç duket ka punuar fort për t’u gjendur papritur në krah të Lori Hoxhës, duke fituar pozicionin e të preferuarit të trashëgimtares, miqësi e cila me gjasë do të shpërblehet në momentin e duhur.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid