chlPremier Liga shumë shpejtë mund të humbë një vend në Ligën e Kampionëve shkaku i performancës së dobët të ekipeve angleze në Evropë.

Anglisë deri më tani i lejohen të kualifikohen katër ekipe në “Champions”, por shumë shpejtë këto vende mund të reduktohen në tri, pasi është në rrezik të humbë pozitën e saj si njëra prej ligave më të forta të UEFA-s.

Loading...

UEFA rezervon katër të Ligës së Kampionëve për tre shtetet kryesore – së fundmi Spanja, Gjermania dhe Anglia – por nëse sivjet klubet angleze dështojnë në këtë garë evropiane, atëherë vendin e saj mund ta zë Italia që mund të hyjë në mesin e tri ligave më të forta.

Koeficientit të Anglisë nuk i ka bërë punë të mira dështimi i West Hamit dhe Southamptonit për kualifikimin në Europa League, por një ndihmë të vogël i bëri Manchester Unitedi me kualifikim në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

Sistemi i UEFA-s parasheh që performanca e ligave të analizohet çdo pesë sezone në bazë të sukseseve të klubeve dhe pas pesë sezoneve bëhet lista e re e top-ligave evropiane.

Distanca mes Anglisë dhe Italisë është shumë e vogël. Premier Liga ka 65.034 pikë ndërsa Italia 60.605, pra vetëm 4.429 pikë diferencë.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid