lil-wayneShtëpia e reperit 33-vjeçar, Lil Wayne, që ndodhet në Miami Beach, është konfiskuar nga policia, që ka sekuestruar të gjitha objektet për shkak të një borxhi prej 2 milionë dollarësh që reperi i detyrohet një kompanie aeroplanësh.

Loading...

Vila e reperit 33-vjeçar është “pushtuar” nga policia mëngjesin e së martës, pasi përveç shumës prej 2 milionë dollarësh që i detyrohet kompanisë, ai duhet të paguajë edhe një shumë prej 200 mijë dollarësh gjoba.

Këngëtari i hitit “Lollipop”, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Michael Carter Jr., besohet të ketë patur në shtëpi një koleksion pikturash me një vlerë prej 30 milionë dollarësh, një pjesë e të cilave është marrë nga policia.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid