mark-frrokuDeputeti i PKD­-së, Mark Frroku, i cili gjendet në burg për llogari të drejtësisë belge nën akuzën për vrasje, do të ‘rikthehet’ në Kuvend ditën e martë pas më shumë se gjashtë muajsh mungesë.

loading...

Ditën e martë, më 20 tetor, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ku do të diskutohet mbi heqjen e mandatit të Mark Frrokut.

Ai është njoftuar përmes një shkrese nga Kuvendi për të marrë pjesë në këtë mbledhje. Frroku mund të marrë pjesë, ose mund të dërgojë përfaqësuesit e tij në mbledhjen e 20 tetorit, shkruan “Panorama”.

Mbledhja vjen pak ditë pasi opozita akuzoi mazhorancën se po e mbronte mandatin e Mark Frrokut. PD­ja argumentonte se atij i ishte djegur mandati, pasi ka mbi gjashtë muaj që mungon në Parlament, për shkak se është nën arrest me burg.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid