votoQendrat e votimit në shkallë vendi janë mbyllur. Edhe në orën e fundit të mbetur për të hedhur votën, nëpër qendra zgjedhore nuk ka pasur flukse apo radhë.

Nga të dhënat e KQZ, pjesëmarrja në rang kombëtar në këto zgjedhje pritet të shkojë deri në 45 për qind. Këtë herë trupa e KQZ ka qenë e plotësuar dhe ka debatuar mbi qendrën e vetme të votimit që nuk është hapur, ajo e burgut të Rogozhinës.

Loading...

Pa dyshim që ky do të jetë një rast për partitë për të kërkuar përsëritje të zgjedhjeve për këtë bashki.

Ndërkohë, komisioneri i PS në KQZ, Genc Gjonçaj ka deklaruar për Top Channel se, në këtë proces janë plotësuar të gjitha standardet, ndryshe nga proceset e viteve të kaluara, kur janë verifikuar problematika serioze.

“Shifrat e orës 16 janë thuajse të përafërta. Pjesëmarrja në 64 për qind të qendrave të votimit ka qenë rreth 45 për qind. Veç kësaj theksoj se, nëse është dëshira për të mos kapur institucionet ne mund të arrijmë rezultate. Ne kemi bërë zgjedhje, qytetarët kanë shkuar të lirë të votojnë dhe mund të them se është arritur një standard. Në të shkuarën problemet kanë shqetësuar procesin, ndërsa sot ishte një ditë e qetë dhe pozitive”, ka thënë Gjonçaj.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid