milan-alexJava e 22 ne Seria A Milan dhe Inter perballen ne derbin e Milanos. Inter e nisi mire lojen duke e dominuar ate ne cdo aspekt.

Nerazzurrët bënë paraqitje të mirë në gjysmën e parë duke krijuar disa raste shënimi, mirëpo kundërshtari i tyre ishte ai që realizoi.

Honda dërgoi një gjuajtje të lirë në zonë në formë krosimi dhe Alex shënoi me kokë (35’).

Loading...

Zikaltrit kërkuar ta barazonin rezultatin në pjesën e dytë dhe kjo mundësi iu dha përmes Mauro Icardit. Mirëpo, argjentinasi e goditi shtyllën nga pika e bardhë (70’).

Dhe shumë shpejt erdhi ndëshkimi. Carlos Bacca shënoi golin e dytë pas një asistimi të M’Baye Niang (73’).

Për vulosjen e fitores dhe gjunjëzimin e Nerazzurrëve u kujdes vet M’Baye Niang, i cili në tentativën e dytë shënoi (77’).

Interi është në vend të katërt dhe ka mbetur nëntë pikë prapa kreut. Ndërkaq, Milani është i gjashti me 36 pikë, ndërsa pozita e tretë (Fiorentina) është gjashtë pikë larg.
Goli i parë

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid