mozaOpinionistja e Big Brother, poetja dhe artistja e njohur Mimoza Ahmeti ka deklaruar në mediat sociale që mund të largohet nga Big Brother.

Ajo ka denoncuar një foto montazh që është bërë në faqen e facebook-ut Big Brother Albania 8 me anë të së cilës, sipas Mimozës tentohet të hapen konflikte mes saj dhe konkurrentit të larguar nga Big Brother fundjavën e kaluar Edisonit.

Loading...

Kjo nuk është faqja zyrtare e Big Brother, por e gazetarit Olti Curri, i cili menjëherë pas komentit të gjatë të Mimoza Ahmetit në Facebook ka reaguar duke i sqaruar: Posterat qe botoj jane lloji i humorit qe une bej sepse ashtu me vjen, ti qe vete perdor humor duhet ti kuptosh. Nese humori im eshte ndryshe nga i joti duhet te tregosh edhe tolerance. Une jam Olti Curri gazetar i Olti Curri fan-page, blog me komente per spektakel & art. Kam nje emision ne Top Albania Radio por vijen editoriale te faqes time nuk e cakton absolutisht Top Channel

Megjithatë, Mimoza Ahmeti, në deklaratën e saj lajmëronte që bashkë me Edisonin do dilnin në media për ta sqaruar këtë rast. Ajo përmend edhe autorët e programit të cilët sipas saj nuk po I japin sqarimet e nevojshme dhe pse Olti Curri e ka bërë të qartë që kjo faqe nuk është faqja e Big Brother.

Sipas mediave të tjera të shkruara, si gazeta Mapo, Mimoza Ahmeti ka thënë që pakënaqësia e saj vjen edhe prej pagës 200 mijë lekë për puntatë, sipas saj më e ulët sesa ajo e opinionistëve të tjerë. Ajo ka thënë për GSH që ka 90 për qind mundësi të largohet nga Big Brother. Me ç’dihet, në kontratë parashikohet që opinionistja të prononcimet në media vetëm pasi ta konfirmojë produksioni, por mesa duket ajo e ka shkelur këtë pikë të kontratës prej pakënaqësisë së krijuar.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid