icardi-interInteri ka humbur kundër Lazios në javën e 17-të të Serie A me rezultat 1-2. Ishte një ndeshje e balancuar, por për një nuancë më të mirë ishin vendasit.

Goli i parë në ndeshje dhe i epërsisë për Lazios erdhi nga Antonio Candreva në minutën pestë, pas një goditje të fortë jashtë zonës dhe më këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

loading...

Pjesa e dytë filloi me një entuziazëm të madh nga Interi dhe kështu në minutën e 61-të vendasit barazuan rezultatin me anë të Mauro Icardit, pas një asistimit të bukur nga Ivan Perisic.

Kurse në minutën e 86-të mysafirët kaluan në epërsi edhe këtë herë me anë të Candrevas, që shënoi pas nga topit të kthyer nga Samir Handanovic, i cili edhe mbrojti penalltinë.

Nerazzurrët mbetën me një lojtar më pak në minutat e fundit, pasi Filipe Melo u ndëshkua me të kuq.

Edhe pas kësaj humbje Interi vazhdon të jetë në krye të Serie A me 36 pikë, apo një më shumë se Fiorenina dhe Napoli.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid