napoli-juveNapoli i kundërpërgjigjet menjëherë Juventusit, jo me 4 gola, por me 5 të tillë. Skuadra e drejtuar nga Sarri ka triumfuar në shtëpi 5-1 ndaj Empolit, në një ndeshje që ka dhuruar shumë emocione.

Loading...

Në fakt dueli i sotëm nisi në dishezë për Napoli që pëson golin e parë në minutën e 28-të me Paredes. Vendasit nuk pajtohen me këtë rezultat dhe përmbysin gjithçka në pjesën e parë me Higuain dhe Insignen.

Një autogol i Camporeses dhe një dygolësh i Callejon vulosën rezultatin përfundimtar. Napoli gjendet në vendin e parë me 50 pikë dhe me 50 gola të shënuar. Higuain ndërkohë vijon me rekorde, teksa ka shënuar 22 gola në 22 ndeshje

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid