rockyNdoshta jo të gjithë e njohin Tony Burton, por të gjithë njohin rolin e tij në filmin “Rocky”. Aktori i cili në film luan rolin e trajnerit të Rocky-t, humbi jetën mëngjesin e të premtes në moshën 78-vjeçare.

loading...

Vdekja e tij u konfirmua nga motra e cila tha që Tony ishte shtruar në spital prej një viti, por ajo nuk shpjegoi se nga çfarë vuante. “Tony nuk arriti as të shihte filmin e fundit të Rocky-t, “Creed”, për shkak të shëndetit të tij të rënduar. Madje në njërën prej dhomave ku luhet filmi, në mur është i varur një portret i Tony-t”, tha Loretta Kelley, motra e aktorit.

Aktorë dhe këngëtarë të ndryshëm i kanë bërë homazhet e tyre 78-vjeçarit.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid