albanSeanca gjyqësore e nisur ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Alban Alikos për ngjarjen në Lazarat, është ndërprerë, për shkak se Prokurori ka kërkuar praninë e një psikologu. Sipas Prokurorit, Alban Aliko është 17 vjeç dhe për këtë nevojitet prania e psikologut.

Loading...

Dy vëllezërit 18 dhe 20 vjeç u arrestuan në një tunel në Kardhiq, 20 kilometra larg Lazaratit, në një zonë malore e cila ndodhet midis Gjirokastrës dhe Tepelenës. Ata akuzohen si pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan mbi policinë disa ditë më parë në Lazarat, ku një efektiv humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Arbjon dhe Alban Aliko nuk bënë rezistencë gjatë prangosjes dhe në momentin e arrestimit ata nuk kanë pasur armë.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda grupi i zjarrit në Lazarat përgatitej prej gjashtë muajsh për të sulmuar policinë.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid