parlamenti-kosoveRaportimi i kryeministri, Isa Mustafa në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me palën serbe, është ndërprerë ende pa nisur mirë.

Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar kryeministrin Mustafa dhe kanë hedhur në drejtim të tij sende të forta.

Është dashur ndërhyrja e sigurisë së Kuvendit për të qetësuar situatën, ndërkohë që seanca është ndërprerë.

Seanca nisi në orën 11:00. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi që qeveria të dalë me një qëndrim më të qartë rreth marrëveshjeve të nënshkruara, duke theksuar që bllokimi i punës së Kuvendit nga opozita nuk është masa e duhur.

Loading...

Përplasjet mes shefave të grupeve parlamentare të pozitës dhe opozitës ishin të pranishme edhe në mbledhjen e Kryesisë një ditë më parë.

“Po tentoni që të krijoni një situatë të rreme, por në fakt situata është shumë e tensionuar, si pasojë e marrëveshjeve të nënshkruara nga Isa Mustafa”, tha Albulena Haxhiu, shefe e grupit parlamentar të VV-së.

“Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të jetë i pranishëm nesër në seancë, ndërsa ju zonja jeni bërë të padurueshme (referuar Donika Kadaj-Bujupit, Albulena Haxhiut dhe Valdete Bajramit)”, tha Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentar të LDK-së.

Raportimi i kryeministrit Mustafa në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel është shtyrë nga java e kaluar, me kërkese të vetë kryeministrit, me arsyetimin se disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar, pjesë e dialogut, nuk kanë qenë në Kosovë.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid