shiuInstituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që nga dita e hënë deri të mërkurën në vend të ketë mot të ngrohtë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa nga e enjtja do të kthehen edhe reshjet e borës.

Loading...

Sipas njoftimit të IHMK-së, vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin nga 1-3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius.

Nga dita e enjte parashihet që mbi vend të vijnë masat relativisht të ftohta të ajrit të cilat do të kushtëzojnë mot të vranët, me ulje të përkohshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Vranësirat do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta të shiut të përziera edhe me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6-9 gradë Celsius.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid