erioniGjatë deklaratës së tij për luftën e bashkisë kundër vandalizmit të ambienteve publike, kryebashkiaku Erion Veliaj, u përballë me një nga personat që bëjnë pjesë në këtë listë.

Loading...

Episodi sa qesharak por aq dhe nervozues, u shënua sot gjatë inspektimit të aksionit për heqjen e shtyllës së tensionit të lartë në rrugën “Don Bosko”. Ndërsa drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela, po fliste në një transmetim direkt për aksionin e përbashkët me Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj ka pikasur një person teksa ngjiste postera reklamues në shtylla. Veliaj ka ndërprerë prononcimin e Çelës për të paralajmëruar shkelësin e ligjit, duke e thirrur me epitetin “o njish” dhe “o artist”.

“Pse i ngjit mo vëlla?! Ne sa hoqëm një shtyllë, ti shko i ngjit. Çfarë bën? Mos i ngjit më në asnjë vend, do i çojmë gjobë atij patjetër. E paimagjinueshme, unë këtu, ai përpiqet ta ngjisë”, thotë Veliaj. Pas vërejtjes së kryebashkiakut, djali i heq letrat reklamuese nga shtylla dhe largohet. |noa|

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid