perisicDuke pasur parasysh rezultatin nga ndeshja e parë, Nerazzurrët bënë një lojë fantastike në pjesën e parë, në të cilën shënuan vetëm një gol.

Medel rrëmbeu një top nga lojtarët kundërshtarë dhe asistoi te Marcelo Brozovic, i cili goditi për ta zhbllokuar rezultatin (16’).

Një nga shanset më të mira në 45 minutat e para e pati edhe Ljajic, i cili e goditi shtyllën.

loading...

Dominimi i ziklatërve vazhdoi edhe në gjysmën e dytë dhe pas angazhimit të Eder, Ivan Perisic e shënoi golin e dytë (49’).

Presioni i vendasve vazhdoi dhe Rugani shkaktoi penalti. Marcelo Brozovic u tregua i saktë nga pika e bardhë për golin e tretë (82’) duke e barazuar kështu rezultatin me atë të ndeshjes së parë.

Sa u përket shanseve të bardhezinjve, në këtë pjesëlojë, Simone Zaza e goditi shtyllën.

Rezultati 3-0 (i përgjithshëm 3-3) bëri që skuadrat të shkonin në vazhdime për ta vendosur finalistin. Zonja e Vjetër u konsolidua më mirë dhe filloi të rrezikonte duke mos qenë aq inferiore sikur gjatë kohës së rregullt, mirëpo përkundër rasteve, nuk pati gola.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid