mbretiBill Gates mund të cilësohet sot njeriu më i pasur në botë, por ai nuk është më i pasuri i të gjitha kohërave.

Në fakt, më i pasuri i të gjitha kohërave ka kohë që ka vdekur. “Times” rendit Musa Keita I, mbret i Mbretërisë së Malit në shekullin e 14, si personi më i pasur i të gjitha kohërave.

Ai trashëgoi fronin në vitin 1312 ku mori edhe titullin “Mansa”, që shqip përkthehet “Mbret”. Në këtë periudhë Europa ndodhej në mjerim dhe e përfshirë nga luftëra të shumta civile, ndërsa pjesa më e madhe e Afrikës lulëzonte nën mbretërimin e Mansa Musa. Detyra e parë që bëri si monark ishte zgjerimi i territoreve, duke vendosur nën sundimin e vet edhe qytetin Timbuktu.

Loading...

Në kulmin e zgjerimit të vet, territoret e mbretërisë së tij përfshinin Mauritaninë, Senegalin, Gambian, Guinaen, Burkina Fason, Malinë, Nigerin, Nigerinë dhe Çadin. Nëntoka e këtyre territoreve fshihte sasi të mëdha ari, që mbreti Musa nisi ta nxjerrë duke grumbulluar pasuri në përmasa të pallogaritshme.

Mansa Musa ishte një mysliman i devotshëm dhe për të kuptuar më mirë sesa i kamur ishte, mjafton të lexosh dorëshkrimet e historianëve perëndimorë të asaj periudhe. Sipas këtyre dorëshkrimeve, Mansa Musa gjatë udhëtimit të vet për në Mekë në vitin 1324, ndaloi në Kajro me një karvan të gjatë 6 kilometra plot me ar e sende të tjera me vlerë. Gjatë ndalesës në Kajro, ai vendosi të shpërndajë një pjesë të vogël të arit për njerëzit në nevojë. Sasia ishte e vogël për të, por ishte një ndihmë e madhe për ta.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid