ledion-licoGazetari Bledi Mane ironizon ata të cilët thotë se e kërcënuan pasi denoncoi se moderatori i “Top Channel”, Ledion Liço, nuk paguante prej 10 vitesh energjinë elektrike në shtëpinë e prindërve të tij në Tufinë.

Mane thotë se i ka shënuar 4 gola ekipit të Ersekës, Gramozit, ndërsa njofton se OSHEE-ja i ka ndërprerë energjinë elektrike banesës së Ledion Liços dhe ky i fundit ka paguar detyrimet e prapambetura.

“Gramozi vs Real Madrid 1-2

Gramozi vs Bledi Mane 0-4

Loading...

Me këtë foto nga stadiumi legjendar Bernabeu në Madrid u përshëndes e u njoftoj për rezultatin e ndeshjes. Gramozi pësoi një humbje të thellë me 4 gola qysh pjesën e parë.

1-U bë publik lajmi i vjedhjes

2-Osshe i ndërpreu abonentit energjinë elektrike

3-U paguan detyrimet e prapambetura

4-Shërbeu si leksion i mirë për këdo që abuzon me pronën publike.

Gjatë ndeshjes një grup i vogël tifozësh shanin dhe kërcënonin por sa mbaroi ndeshja ikën me vrap duke u fshehur disa prej tyre andej nga rruga për në Leskovik e disa të tjerë pas profileve fallco në facebook. Derby i Juglindjes mes Gramozit dhe gazetarit përmetar pati jehonë në median vendase e u ndoq me interes nëper rrjetet sociale.

Ah të shkretët kolonjarë, shkuan për…fitore por as barazimin nuk morrën dot”, shkruan gazetari Bledi Mane.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid