rruga-bamiritEshtë një rast i rrallë në botë kur një rrugë publike, privatizohet. Dhe privatizohet nga vetë ish presidenti i Republikës. Bamir Topi, i cili ka vilën e tij pompoze në një lagje në periferi të Tiranës, tashmë ka bërë të tijën edhe rrugën që kalon përpara shtëpisë së tij, të ndërtuar nga taksat e qytetarëve, e që deri pak kohë më parë shërbente për të kaluar të gjithë banorët, fqinjë me ish presidentin.

Rruga që lidh zonën e Freskut me atë të Shkozës në Tiranë tashmë është mbyllur me portë, duke bllokuar përfudimisht kalimin e qytetarëve. Ish Presidenti i Republikës Bamir Topi pas privatizimit të rrugës që mban emrin e gjyshit të tij “Dalip Topi”, blloqet e betonit i ka zëvëndësuar me kangjella hekuri. Pas tabelës “Rrugë Private” ky është veprimi i dytë që ka çuditur banorët e zonës, të cilët thonë se duhet t’i bien përqark për të shkuar në shtëpitë e tyre.

I rreshtuar në koalicion me kryeministrin Rama, politikani i djathtë Topi mund të mos ketë marrë ndonjë post në qeveri, por ama ka marrë një rrugë të tërë duke hyrë në histori. Fillimisht mediat patën raportuar se në rrugën pranë shtëpisë së ish presidentin u vendosën blloqe betoni, që pengonin jo vetëm mjetet por edhe kalimtarët të kalonin aty pari. U duk diçka e çuditshme pasi ky bllokim nuk rezultonte për masa sigurie pasi nuk ishte bërë as në kohën kur Bamiri ishte president. Bashkia e Tiranës konfirmoi se rruga ishte publike dhe se bllokimi i saj ishte bërë pa leje nga bashkia.

loading...

Ish presidenti ndoshta pretendon se meqë rruga kalon në pronën e familjes së tij, ai ka të drejtë ta provatizojë atë. Por në fakt ligji është i qartë në këtë pikë dhe nuk lejon që investimet publike të ngritura mbi prona të ish pronarëve të privatizohen nga këta të fundit. E kundërta do të ishte çmenduri. Imagjinoni sheshe apo lulishte që nesër t’u vihej dryni dhe ish pronarët t’i privatizonin duke pretenduar se ishin të tyret. Këtë e ka bërë vetëm një personazh i çmendur i Xhuzepe Tornatores që në mes të natës dilte në sheshin e fshatit dhe përzinte njerëzit duke bërtitur: sheshi është i imi, sheshi është i imi. I dyti është Bamir Topi.

Pas datës 24 korrik të këtij viti, për Bamir Topin përfundote edhe siguria 3 vjeçare nga Garda, që ligji ua njeh si të drejtë ish presidentëve. Fqinjët e Topit menduan se me atë rast do të hapej edhe rruga për ta, për të mos i rënë rrotull gjithë lagjes për të shkuar në shtëpi. Por koalicioni me Edi Ramën duket se e ka bërë me krahë Bamirin. Dhe ndërsa banorët duhet të fluturojnë për të shkuar në shtëpi, ai ka vendosur dyer hekuri për të mbyllur rrugën! Po, po dyer hekuri. Një nga banorët tha për lapsi.al se ndërkohë rrugë po shtrohet me pllaka mbi asfalt për të krijuar një pedonale private për zotin Bamir Topi.

Megjithë dëshpërimin e fqinjëve për këtë privatizim të padëgjuar, askush nga autoritetet shtetërore nuk ka lëvizur gishtin. Në fakt të gjithë politikanët janë mësuar të përvetësojnë nga publikja kur janë në pushtet, Bamiri privatizoi një rrugë. Dhe të mendosh që është ish president, një figurë që do duhej të ishte shembulli i atij që jep dhe jo i atij që merr. Por ama një president që po hyn në histori me pedonalen e tij private, të cilën njerëzit mund të shkojnë ta shikojnë nga afër (por pa mundur të shkelin mbi të) si një kuriozitet të çmendurisë shqiptare të tranzicionit.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid