galaxy-s6Samsung ka pasur disa “trazira” viteve të fundit. Në 2012/13, kompania dukej e pandalshme, por në vitin 2015, kryesisht për shkak të suksesit të iPhone 6, shitjet dhe fitimet e Samsung por edhe pjesa e saj e tregut filluan të bien.

Galaxy S6 dhe Galaxy S6 EDGE janë projektuar për ta korrigjuar këtë gjendje, por këto pajisje kanë dështuar të kontribuojnë me shitjet e përgjithshme.

Paraqitja e iPhone 6 ka rezultuar që Samsung të përjetojë një rënie të madhe të fitimit operativ, më saktësisht deri në masën prej 38%, sa ishte matur të jetë në tremujorin e dytë.

Korea Times raportoi se Samsung është në kërkim të uljës së fuqisë punëtore të saj para përfundimit të vitit, në mënyrë që t’i ulë shpenzimet.

“Prioriteti kryesor i Samsung është t’i ulë kostot. Punëtorët me performancë mesatare janë duke u këshilluar të largohen nga kompania me një kompensim të konsiderueshëm, “ka thënë një zyrtar i kompanisë.

“Kjo nuk është hera e parë që Samsung vendosë të bëjë pushime të mëdha të njerëzve nga puna. Në fakt, vetëm muajin e kaluar, disa ditë para se Apple zbuloi iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, Samsung njoftoi se rreth 10,000 punonjës të saj do të duhet ta braktisin punën e tyre nga selia e kompanisë në Korenë e Jugut,” raporton BGR.

loading...

“Por duket se situata nuk është përmirësuar ndjeshëm, sepse në raportin e fundit, analistët e industrisë thonë se Samsung është duke kërkuar për të shkurtuar personelin e saj me një përqindje marramendëse prej 30%.”

Pavarësisht se tregut global Samsung i ka ofruar dy modele shumë të avancuara të telefonave mobil, në formën e Galaxy S6dhe Galaxy S6 EDGE, kompania ka dështuar edhe një herë për t’i shkaktuar rivalit Apple ndonjë vështirësi reale. Shitjet e këtyre modeleve ishin më keq se sa pritej, duke çuar në një tjetër rënie në fitimet e gjigantit korean.

Me gjithë këto vështirësi në mendje, nuk është çudi kur thuhet se Samsung tashmë e ka në zhvillim të përshpejtuar modelin e ri të Galaxy S7, me të cilin kompania do të bëjë “luftë” me iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus.

Sipas burimeve të afërta me kompaninë thuhet se Samsung do të vijë në treg me dy variante të Galaxy S7, të cilat do të kenë ekrane të lakuara, dhe asnjëri prej këtyre modeleve nuk do të ofrojë ekran të rrafshët, standard sikurse modelet e mëparshme.
Samsung Vietnam pohon se S7 do të ofrohet në dy variante, njëri prej të cilëve do të ketë ekranin me 5.2” dhe tjetri do të vijë në formën e fabletit me ekranin prej 5.7”. Nëse është i vërtetë ky raport, atëherë këto modele të reja të pajisjeve nga Samsung do të quhen Galaxy S7 Edge dhe S7 Edge Plus respektivisht.

Pritjet janë që modelet e reja të Samsung të vijnë në tremujorin e parë të vitit 2016, dhe sipas Sammobile thuhet se njëra ndër datat e lansimit të telefonit do të jetë 21 shkurti. Në modelet e reja është thënë se Samsung do të vendosë procesorin e saj më të ri, si dhe gjeneratën e re të kamerave të prodhuara nga Sony.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid