kendi-lojraveShoqëria civile ka protestuar të dielën tek Parku i Liqenit për ndërtimin aty të këndit të lojrave nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe gjatë protestës ka pasur edhe konfrontime me Policinë Bashkiake.

Protestuesit kanë hequr sërish rrethimin te Parku i Liqenit dhe njëri prej tyre është arrestuar.

Loading...

Një ditë më parë, këshilltarë të Partisë Demokratike denoncuan sërish atë që ata e quajnë si “akt të paligjshëm e korruptiv” punimet për ndërtimin e një hapësire multifunksionale tek Parku i Liqenit artificial të Tiranës.

Sipas tyre, në këtë zonë vazhdojnë punimet për lokalin e mikut të Veliajt, pavarëisht se në Prokurori ka një kallëzim penal dhe protestës së banorëve të Tiranës.

“Mendojnë se janë mbi ligjin dhe se mund të kapërcejnë të gjitha nivelet por kjo nuk do të kalojë. Ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore siç kemi vepruar deri më sot. Do të vijojmë betejën tonë në Këshillin Bashkiak të Tiranës në mënyrë që transparenca të bëhet e plotë dhe të gjithë shkelësit e ligjit pavarësisht se sot janë të veshur me pushtet, të mos i shpëtojnë ligji”, deklaroi kreu i këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid