psKandidati i ASHE-së për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj po mbyll sot fushatën në kryeqytet. Teksa kanë përshëndetur mbështetësit në sheshin “Nënë Tereza”, kryetarë të partive në koalicion dhe deputetë të mazhorancës i bënë thirrje qytetarëve të votojnë Veliajn.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla theksoi gjatë fjalës së saj, se Veliaj do punojë me dashuri dhe përulësi. ndërsa deputetja më e re e Kuvendit Kejdi Mehmetaj u shpreh se vëmendja është përqendruar te të rinjtë dhe se me ASHE, vendi është në drejtimin duhur.

Loading...

Kreu i FRD-SË Bamir Topi u shpreh se Reforma Administrative i ka dhënë rezultatet e para që në fushatën elektorale. Ai theksoi se ndodhet në koalicionin e ASHE për projektin e demokracisë.

“Ky shesh na inspiron që të fillojmë një projekt të ri për një Tiranë të madhe, një Tiranë moderne. Unë dëshiroj një koalicion të lidhur rishtas jo për arsye ideologjike. Si politikan, si përfaqësues i një force politike, dëshiroj të vlerësoj rezultatin parë të një reforme të rëndësishme që ka të bëjë me ndarjen e re administrative. Kjo reformë i dha frytet e para që në fushatën elektorale. Ajo që kam konstatuar është komunikimi qysh në kohën e fushatës së asaj që do ndodhi nesër të kryetarit të ri Erion Veliaj. Kam parë një punë të palodhur të të rinjve të FRD. Dua të jem altruist para se të them votoni për FRD, them votoni për Erjon Veliajn.”-u shpreh Topi.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid