meta-ramaVeprimet në nxitim dhe në panik duket se po bëjnë efektin boomerang për Ilir Metën. I vënë nën akuzë se ka paguar para për vrasjen e deputetëve Doshi dhe Fufi, kreu i kuvendit ka ndërrmarrë disa veprime që më shumë hedhin hije faji sesa e zbardhin pozitën e tij.

Megjithëse duhet thënë që në fillim se ndaj tij nuk ka asnjë fakt apo provë konkrete që e bën të dyshuar për krimin që akuzohet, disa veprime të Ilir Metës apo të njerzve pranë tij janë të pashpjegueshme, madje të dyshimta. Le ti shohim me radhë.

Sapo u njoftua se kish dalë emri i tij në historinë e vrasjes me pagesë të dy deputetëve Ilir Meta thirri për takim vëllain e deputetit Mëhill Fufi për të sqaruar, madje për ti thënë se e keqja nuk i vinte nga ai, por ndoshta nga kryeministri Berisha. Pyetja që shtrohet është se përse Meta duhet ta bënte një gjë të tillë? Se pse ai duhet ti besonte rrugës ekstraligjore, të takimeve të fshehta dhe të sqarimeve alla banditshe në vend që të shtynte organet e ligjit për të nisur hetimet? Kjo pyetje ende nuk ka marrë përgjigje.

Loading...

Përgjigje nuk ka marrë as edhe pyetja tjetër: përse nëse ishte i qetë dhe i pa implikuar në këtë aferë, Ilir Meta duhet të dergonte njerzit e tij të afërt me në krye Spartak Brahon në Gjermani për të sjellë “Tonin” të dëshmonte? Pse duhej mbajtur nën vëzhgim dhe nën kontroll ky njeri nga njerzit pranë Metës?

Po nëse nuk ndihej i prekur nga kjo histori, pse prap me anë të dy personazheve qesharakë, njëri në moshë dhe tjetri i ri, Ilir Meta duhet të organizonte atë skeçin alla portokalli për të treguar se dëshmitari i videos që dëshmon kundër tij qe një aktor i një historie të stisur. Kjo përpjekje për ta ridikulizuar historinë shkon në sinkron edhe me përpjekjet e Metës që thotë se Berisha ka nevojë të marrë ilaçet, apo Toma ka nevojë për psikiatër. Pra ajo tenton ta bëjë qesharak dhe hetimin e prokurorisë në të cilin Ilir Meta është i akuzuari i drejtëpërdrejtë.

Pra edhe nëse është krejtësisht jashtë kësaj historie, me mënyrën si është sjellë dhe me veprimet që ka bërë, kreu i kuvendit vetëm sa ka hedhur hije dyshimi mbi veten.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid