kutia-zezeKarta e memories, në kutinë e zezë të avionit luftarak rus, i cili u rrëzuar muajin e kaluar nga Turqia në kufi me Sirinë është dëmtuar. Hetursit rus hapën kutinë e zezë në një mënyrë të çuditshme para kamerave dhe para diplomatëve.

Nikolai Primak, kreu i hetimeve tha se informacioni ishte zhdukur. Të dhënat nga kutia mund të ndihmojë për të përcaktuar, nëse avioni rus ishte në hapësirën ajrore turke kur u rrëzua.

Megjithatë një analize e hollësishme pritet të dalë javën e ardhshme.

Loading...

Rrëzimin i avionit luftarak futi në ngërç Rusinë dhe Turqinë, ndërsa Moska vendosi sanksioneve si kundërpërgjigje.

Turqia këmbëngul se avioni injoroi paralajmërimet se kishte shkelur hapësirën ajrore të saj. Por Moska nga ana tjetër thotë se avioni ishte në hapësirën ajrore siriane.

Njëri nga pilotët rus u vra nga rebleët sirianë, pasi zbirti në tokë më parashutë, ndërsa i dyti u shpëtua.

Presidenti rus Vladimir Putin prej kohësh pret që Turqia të kërkojë falje për këtë gje, por nga Ankaraja nuk ndryshon qëndrim, dukthe thënë se ishte në të drejtën e saj.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid