radarPolicia Rrugore e Tiranës në orët e para të mëngjesit të së shtunës ka arrestuar 10 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Loading...

Ndërkohë janë pezulluar 15 leje drejtimi për përdorim alkooli dhe tejkalim të normave të shpejtësisë në qytet.
Patrullat e policisë kanë përdorur radarët për matjen e shpejtësisë edhe brenda qendrave urbane.

Masa me gjobë ka patur edhe për shkelje semafori në 7 raste, 3 mjete janë gjobitur për xhama të errët, 2 për mungesë të siguracionit dhe të kontrollit teknik, si edhe 3 shoferë janë ndëshkuar për ecje në sens të kundërt.

Policia rrugore kërkon ndihmën e qytetarëve duke respektuar rregullat e qarkullimit, për të kontribuar të gjithë së bashku për një qytet më të sigurt.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid