rammaKryeministri Edi Rama është ndalur këtë të shtunë në Përmet, ku ka promovuar kandidatin e majtë për këtë bashki, Gilberto Jaçe.

Në fjalën e tij, Rama e ka vlerësuar kandidatin Jaçe si personin e duhur, i cili do të ketë një mbështetje të fuqishme nga qeveria.

loading...

“Kandidati ynë, në këto 4 vjet ka treguar se është njeriu i duhur dhe jam i bindur se me mbështetjen tonë të fuqishme për Përmetin dhe planet e përbashkëta me bashkinë, do t’ia dalim që fillimin e punës për Rilindjen e Përmetit ta çojmë më tutje, dhe që në 4 vitet e ardhshme të bëjmë për Përmetin ato që nuk janë bërë në 20 vite të marra së bashku”, ka thënë Rama.

Kryeministri ka premtuar se, Aleanca për Shqipërinë Europiane do të bëjë investime në infrastrukturë, në bujqësi, si dhe në programet e nevojshme për të rinjtë.

“Do të investojmë në programet e duhura arsimore që, të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre këtu dhe që, përmes arsimit profesional, të ndërtojnë një jetë të denjë këtu në Përmet”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se brenda një viti, banorët e Përmetit do të jenë dëshmitarë të një ndryshimi rrënjësor sa i takon sistemit të kanalizimit të ujërave, në infrastrukturën shkollore etj.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid