manajAston Villa është e gatshme ta sjell në gjirin e saj futbollistin nga Lushnja Rey Manaj.

Talenti 19 vjecar nuk po gjen shumë hapësira në ekipin e parë të Interit, dhe për këtë arsye drejtuesit e ekipit po mendojnë ta huazojnë lojtarin në mënyrë që mos ta humbasin përgjithmonë.

Loading...

Aston Villa, që vitin e ardhshëm do të luajë në Championship, synon të ringrihet për t’u kthyer përsëri në Premier League. Drejtuesit e klubit londinez e shikojnë si pjesë të projektit Rei Manajn dhe sipas Calciomercato.com është gati të bëjë një ofertë.

Formula është huazim me të drejtë blerje, por tek Inter po mendojë që t’i shtojnë edhe të drejtën e riblerjes në marrëveshje për të mos e humbur përfundimisht talentin 19-vjeçar.

Rei Manaj aktivizohet edhe me ekipin e të rinjve te zikaltërit ku pak ditë më parë fitoi kupën e Italisë.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid