manajRey Manaj nuk do të luaj në gjysmën tjetër të sezonit te skuadra e Interit. Mediat italiane shkruajnë se është arritur marrëveshja mes zikaltërve dhe klubit të Frosinones për një huazim të talentit shqiptar për një periudhë 6 mujore.

Ndonëse lëvizja nuk është ende zyrtare, mediat raportojnë se kanë mbetur vetëm disa formalitete për t’u kryer.

Loading...

Pavarësisht besimit të dhënë nga trajneri Roberto Mancini, Manaj është aktivizuar pak me Interin përgjatë këtij sezoni dhe kjo lëvizje shihet si një mundësi e mirë për të.

Gjithashtu, dëshira e lojtarit për të udhëtuar me Kombëtaren Shqiptare drejt Francës për Kampionatin Europian, lind nevojën që Manaj të ketë më shumë minuta në fushë në fund të sezonit dhe ndryshe nga Interi, Frosinone është një skuadër ku shqiptari mund të gjejë më shumë hapësira.

Frosinones i është bashkuar pak ditë më parë edhe mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid