flamur-shqiptaro-grekAutoritetet greke kanë rifilluar operacionin famëkeq “Fshesa” duke kthyer nën shoqërim policor plot 1761 shtetas shqiptarë që i konsideron si persona me qëndrim të paligjshëm dhe të padëshiruar për Greqinë.

Lajmi konfirmohet në një komunikatë zyrtare nga Policia e Greqisë, raporton bashkëpunëtori i NOA.al nga Athina. Bëhet e ditur se vetëm për muajin tetor 2015, në një operacion të posaçëm të organeve për luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe policisë greke, janë riatdhesuar 2056 shtetas të huaj.

loading...

“Nga këta, 1761 shtetas janë shqiptarë, kurse 295 nga vende të tjera, konkretisht 90 nga Pakistani, 36 nga Gjeorgjia, 28 nga Bullgaria, 15 nga Iraku, 13 nga Turqia, 12 nga India dhe 10 nga Afganistani”, – thuhet në komunikatën zyrtare.

Autoritetet thonë se ky operacion po vazhdon edhe gjatë muajit nëntor 2015 dhe po kryhet në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare. “Kthimi i të huajve të kombësive të ndryshme në vendlindjet e tyre është pjesë e planifikimit operativ për trajtimin e migracionit të parregullt, – thonë zyrtarët grekë.

Mësohet se po ushtrohen kontrolle kryesisht në mjedise publike dhe qendra pune, ku identifikohen dhe shoqërohen personat e huaj që rezultojnë se janë të paligjshëm.

Gjithashtu evidentohen dhe shoqërohen me qëllim riatdhesim të shoqëruar me polici, edhe persona të huaj të cilët janë shpallur më herët ose së fundi të padëshiruar në Greqi, emigrantë që punojnë në të zezë, emigrantë që nuk kanë dokumentacion të plotë pune dhe jetese, si sigurime shoqërore dhe librezë shëndetësore, etj.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid