voice“The Voice of Albania” rikthehet nga nesër mbrëma (e premte) në kërkim të zërit më të mirë, këtë vit në edicionin e tij të pestë. Në fazën e parë, atë të audicioneve të fshehura, do të jetë në transmetim çdo te premte dhe të shtune në Top Channel.

Loading...

“Gur-milje për ‘Voicen…’ edicioni i pestë. Shumë prej nesh nuk besonim se do t’ia dilnim sepse ti mendon se nuk ka edhe aq shumë talente në Shqipëri, por për hir të së vërtetës dhe për dreq puna jonë do të vazhdojë të jetë e gjatë sepse ka ende njerëz shumë të talentuar. Më besoni, këtë ecicion, ne kemi xhiruar para pak ditësh të gjitha audicionet e fshehura dhe ka multi-instrumentialistë, zëra të jashtëzakonshëm të cilët ne i pyesnim, ore po ju ku keni qenë që katër edicione që po vini në të pestin. Është një prej punëve më të bukura që i takon dikujt në televizion të bëjë. Për hir të së vërtetës është një program që ndryshon gjatë gjithë kohës, fillimisht në fazën e parë të shtunave dhe të dielave, pastaj vetëm të premteve në trasnmetim, plus ndryshimet e mëdha këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar kemi një prezencë të re tek anëtarët tanë të trajnerëve, kemi një vajzë e cila edhe këtë vit është bërë bashkë me të tjerët… ka vënë syze edhe ajo”, u shpreh Ledion Liço, prezantues.
“E në fakt jam unë ajo vajza me syze (qesh). Jam shumë e lumtur që jam pjesë e ‘The Voice’ 5, kam përjetuar emocione shumë të bukura, shumë të mira, një energji shumë pozitive me kolegët. Mund të themi që ka pasur shumë prurje të mira vokale. Unë do të kërkoj stil, nuk jam e prirur të kërkoj atë vokalin e madh që mund të them ndërvite ka fituar në ‘The Voice’, por kërkoj një zë modern, një zë që të ketë personalitet dhe karakter të fortë”, shprehet Jonida Maliqi, trajnere.
Trajnerët e tjerë janë Alma Bektashi, Sidrit Bejleri dhe Genc Salihu.
“Kemi një prurje gjithmonë e më të madhe të vokaleve të stilit dhe do të përqendrohem te vokalet e stilit sepse tek e fundit me Venerën, me Florentin, me Semin eksperimentova me këngët e mëdha, me këngët e divave, dhe tani them pse të mos provoj që t’i hapë rrugën edhe dritën jeshile në tregun shqiptar një vokali stili. Në ekipin tim them që do të gjejnë vetveten shumë vokale të tilla”, thotë Sidrit Bejleri, trajner.
“Të katër trajnerët synojnë të njëjtën gjë për skuadrat e tyre. Kanë të drejtën të marrin nga 14 konkurrentë për skuadër. Gjithë dëshira e tyre ka qenë këtë vit për të marrë stilet, konkurrentët që përcjellin emocion, që përveç zërit të fuqishëm kanë edhe një lloj timbri dhe një lloj stili të veçantë kështu që sfida e tyre këtë vit është edhe më e fortë sepse të katërt kanë ndjerë që i kanë ikur asaj tendence që ta shtypin butonin vetëm kur dëgjojnë një zë që këndon fuqishëm në skenë”, u shpreh producentja ekzekutive, Zefina Hasani. /tch/

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid