tifozet-romaRoma është kualifikuar me shumë fat në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pas barazimit pa gola në duelin vendimtar ndaj BATE Borisov në Olimpico, teksa Leverkuseni ishte tejet i pa fat pasi nuk arriti që dominimin ta kurorëzojë me më shumë se një barazim prej 1-1 ndaj Barcelonës në BayArena.

Roma zhvilloi duelin vendimtar para tifozëve të vet ku fitorja pritej për ekipin Gialloros.

Sidoqoftë, BATE doli arrë e fortë, ku madje klubi mysafir për pak sa nuk realizoi dhe ishte pranë një kualifikimi të jashtëzakonshëm. Ky duel përfundoi pa gola.

Nga ana tjetër ndeshje fantastike u zhvillua në BayArena ku Bayer Leverkusen u përball me super Barcelonën tashmë të kualifikuar.

Loading...

Së pari ishin katalanasit ata që kaluan në epërsi kur një super pasim i Rakitic e gjeti Messin para golit për të realizuar për 1-0.

Vetëm tri minuta më vonë (23′) ishte Admir Mehmedi ai që me një asistim e gjeti të lirë Chichariton i cili realizoi për 1-1 nga brendësia e zonës.

Deri në fund Leverkuseni e dominoi plotësisht takimin dhe për pak sa nuk e arriti edhe golin e fitores, i cili iu mohua vetëm nga fati i vogël.

Kështu, drama e Grupit E mbaron, me Barcelonën që kryeson grupin me 14 pikë, pasuar nga Roma që ka 6 pikë. Por, Roma ka pikë të barabarta me Leverkusenin. Sidoqoftë, fitorja në Olimpico ndaj ekipit gjerman i ndihmoi romakëve që me bilanc më të mirë kokë më kokë të jenë tutje.

Fat i keq për Leverkusenin që meritoi kualifikimin në rrethin tjetër, teksa gjasa për këtë gjë kishte edhe BATE. Si do që të jetë, mbeten të shihen kapacitetet e Romës ndaj ndonjë prej gjigantëve pasi vendi i dytë nuk garanton duel të lehtë.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid