callQë nga 31 dhjetori i këtij viti zyrat do të mbyllen për “Retail” e “Lottery” në Milano dhe “Match Point” në Romë sepse “do të fluturohet” për në Shqipëri.

Tirana, do të jetë selia e re e këtyre call center, “ ku punonjësit paguhen 2 – 2.50 euro/ora”, bën të ditur Alessandro Ingrosso, i deleguar i Cisl.

Loading...

Ndërkohë, disa punonjës janë dërguar në Shqipëri për t’iu mësuar zanatin më të rinjve. “ Në Tiranë flitet një italishte gati perfekte, nuk ka hendek kulturor dhe krahu i punës kushton tre herë më pak se në Itali”, thotë Ingrosso.

Për Sisal, kjo nuk është një histori e re, pasi pak kohë më parë rreth 370 punonjës sicilianë u larguan nga puna dhe Sisal Matchpoint u transferua nga Palermo në Tiranë. Interesit të “Corriere della Sera”, kompania i përgjigjet duke u shprehur se : “ Në kushtet e një krize ekonomike, edhe tregu i lojërave ka njohur rrudhje.

Për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe harmonik të kompaninë dhe punonjësve, grupi Sisal,po ndërmerr një stategji që ka në bazë rishikimin e strukturës së shpenzimeve dhe kostove”.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid