Kamionet-zjARRusia ka goditur disa kamionë me ndihma, të dërguar nga Turqia në Siri. Në afërsi të qytetit Aleppo në Siri, në vendin e quajtur Azez, kishin shkuar disa kamionë me ndihma për refugjatët sirian.

loading...

Ndërkohë si rezultat i disa bombardimeve ruse, kanë vdekur 7 persona, janë lënduar 10 dhe mbi 20 kamionë janë djegur. Sipas burimeve lokale, bombardimet kanë marrë për cak kamionët me ndihma, të cilat do t’u shkonin refugjatëve të luftës, raporton takvim, transmeton lajmi.net.

“Rusët kanë sulmuar kamionët me ndihma. Nga sulmi kanë mbetur disa të vdekur, mbi 20 kamionë janë djegur totalisht dhe disa të tjerë janë prekur nga sulmet”, shkruajnë mediat turke, transmeton lajmi.net. Ndërsa një prijës i grupeve të refugjatëve, Zekeriya Karsli, ka konfirmuar këtë sulm duke thënë se rusët kanë sulmuar kamionët e ndihmave.

“Rusët kanë sulmuar kamionët e ndihmave”, ka thënë Karsli.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid