sadna-alekuËshtë zyrtare! Sara Khan dhe Angad Hasija, ose siç njihen në rolet e tyre në super serialin “Bidaai”, Sadna dhe Alek, do të vizitojnë Shqipërinë.

Pas statusit të publikuar sot në mëngjes nga faqja zyrtare e Sadnës në “Facebook”, lajmi konfirmohet edhe nga Drejtori i Programacionit në Televizionin Klan, Albert Dumani, i cili ka thënë për tvklan.al se ka biseduar personalisht me të dy aktorët, për të bërë të mundur ardhjen e tyre në vendin tonë.

Loading...

Ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare, Aleku dhe Sadna pritet të vizitojnë Shqipërinë brenda muajit Prill, koha kur seriali “Bidaai” do të vijë drejt fundit. Dy aktorët janë shprehur tejet të lumtur për këtë ftesë dhe mezi presin që të vizitojnë Shqipërinë, ku ata kanë me mijëra fansa që i ndjekin çdo ditë në ekranin e Televizionit Klan. Menjëherë pasi ka konfirmuar ardhjen e saj, vetë aktorja 26 – vjeçare Sara Khan, e ka ndarë këtë lajm me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale ku shkruan: “Mirmëngjes.

Për të gjithë shqiptarët, ja ku vjen lajmi. Jam në bisedime me Tv Klan për të vizituar Shqipërinë. Shumë shpejt do të vij t’ju shoh. Faleminderit për dashurinë dhe vlerësimin. Ndihem e bekuar dhe mirënjohëse ndaj secilit prej jush për dashurinë që më jepni. Në pritje dhe entuziaste si të gjithë ju”, shkruan Sadna në postimin e saj. Ndërsa në bisedën e shkëmbyer me Albert Dumanin, aktori Angad Hasija shprehet se është shumë i lumtur për këtë ftesë dhe mezi pret të vizitojë shqiptarët. “Faleminderit shumë, jam shumë i lumtur dhe i prekur që do të kem mundësinë të shoh dashurinë dhe vlerësimin e popullit shqiptar nga afër”, shprehet 31 – vjeçari.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid