saimir-tahiriAkuzat e rënda u përshkallëzuan kur ish-shefi i Antidrogës së Fierit Dritan Zagani, deklaroi se automjeti personal i ministrit të Brendshëm është përdorur për trafik droge.

Por si qëndron e vërteta e këtyre akuzave? Në një intervistë për Sokol Ballën në “Top Story”, Tahiri ka dhënë një tjetër version për historinë e makinës së tij aq të komentuar “Audi” me targë AA 003 GB.

Ministri pranoi për herë të parë se e ka përdorur makinën sërish dy herë të tjera pasi e kishte shitur atë. Tahiri tha se makinën e kishte shitur në nëntor të 2013-s te kushërinjtë e tij të largët, por e kishte rimarrë për ta përdorur se do të shkonte me familjen për pushime.

“Çështja e makinës sime, shkurt dhe pastër, është kjo: makinën e kam shitur më 6 nëntor 2013, dy muaj pasi u bëra ministër. Ia kam shitur kushërinjve të mi mjaft të largët dhe, në dijeninë time si ministër i Brendshëm, zotërinjtë që akuzohen nga opozita si kryetrafikantët e drogës nuk kanë qenë kurrë të proceduar, në hetim, të arrestuar apo të gjykuar për trafik droge.

loading...

Makina është në emrin tim për një fakt të thjeshtë, që është edhe dëshmi e pushtetit që kemi lënë pas. Në opozitë, unë kam denoncuar fëmijët e kryeministrit si të korruptuar dhe jam dënuar me 4 milionë lekë gjobë në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe me 2 milionë lekë gjobë në Apel nga ai gjykatësi i famshëm Gjin Gjoni. Në atë kohë do të duhej të më merrnin të gjithë rrogën time vjetore, që të paguaja gjobat e vendosura prej tyre. Edhe për kë? Për dy fëmijët e Sali Berishës, të cilët janë bërë të famshëm për këdo, të gjithë i njohin si Xeni dhe Gita, dhe që nuk kanë shkuar asnjëherë në jetën e tyre në Prokurori. Më bllokuan llogaritë bankare, hipotekën e shtëpisë dhe mundësinë e ndërrimit të targave të makinës. Edhe pasi u bëra ministër më duhej të paguaja gjobat pas vendimit të gjykatës dhe për këtë aplikova për të marrë një kredi, që të shlyeja koston time të të bërit opozitë. Deri në miratimin e kredisë, unë shita makinën dhe është barrë ligjore e blerësit që të ndërrojë pronësinë. Ata nuk kanë mundur, sepse makinës nuk i ndërrohet pronësia për këtë shkak, ndaj dhe makina figuron ende në emrin tim.

Gjatë kësaj kohe ajo është përdorur edhe dy herë të tjera prej meje. Edhe këtu dua të theksoj dëshminë e të qeverisurit tonë dhe qeverisjes së atyre. Nëse do të veproja si ministrat e qeverisë së mëparshme, do të merrja makinat e qeverisë dhe do të lëvizja nga të doja, por zgjodha të huazoja sërish këtë makinë për të shkuar me pushime me familjen time. E mora ndaj kushërinjve të mi të largët dhe mendoni se kam bërë trafik droge me familjen time mbi makinë?”, ishte i gjithë shpjegimi i Tahirit në lidhje me pronësinë e makinës.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid