mitroviceMitrovica është trazuar rëndë, pas arrestimit të një qytetari, i cili është kapur duke hedhur lëndë kimike në Ibër, pranë zonës ku ndodhet liqeni që furnizon me ujë të pijshëm qytetin.

Për disa orë, Mitrovica ka përjetuar një ankth, i cili është përhapur frikshëm edhe nëpër portale që kanë theksuar se uji që furnizohet Mitrovica është i helmuar.

Por, është drejtori teknik i Ujësjellësit të Mitrovicës, Kadri Istrefi, i cili theksoi për tesheshi.com se uji nuk është helmuar, pasi gjatë gjithë ditës së sotme janë bërë analiza të hollësishme në të gjithë basenin ujëmbledhës që furnizon qytetin dhe gjithçka është në rregull.

“Uji i Ujësjellësit rajonal të Mitrovicës nuk është i helmuar dhe i plotëson të gjitha parametrat kimike dhe bakteriologjike, pra uji është i përdorshëm për t`u pirë”, ka thënë për portalin tesheshi.com, përmes telefonit, drejtori Kadri Istrefi.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person të kombësisë serbe me inicialet M. Gj, në orët e vona të së enjtes, i cili dyshohet se ka hedhur një lëndë kimike në lumin Ibër, rreth 2 km mbi qytetin e Zubin Potokut.

Ndërsa në rrjetet sociale është përhapur një lajm nga qytetarë të Mitrovicës, të cilët bënë thirrje që të mos përdoret uji i rubinetit për t`u pirë, pasi ai është i kontaminuar.

Drejtori Kadri Istrefi, i cili është nga fshati Jasenovik i Komunës së Zubin Potokut, i ka thënë portalit tesheshi.com, se “ka shumë dezinformacione nga njerëz të ndryshëm, por unë u bëj thirrje qytetarëve të Mitrovicës dhe me gjerë, që lirisht të përdorin ujin e ujësjellësit për t`u pirë, sepse ai është i pastër.

loading...

Më tej, Istrefi ka sqaruar se është në vendin e ngjarjes, pra në fshatin Jasenovik të Komunës së Zubin Potokut, ku një person, tashmë i arrestuar, ka hedhur një substancë kimike në lumin Ibër.

Por, drejtori shton, se hedhja e substancës kimike është kryer 5 kilometra poshtë digës së liqenit të Gazivodës, nga ku furnizohet edhe Ujësjellësi i Mitrovicës, përmes kanalit të Ibër Lepencit.

Istrefi ka shtuar se ekspertët në stabilimentin e ujit në Shipol të Mitrovicës, kanë bërë analizat e detajuara, të cilat tregojnë se uji është i pastër dhe plotëson çdo parametër për t`u pirë.

Ndërkaq, burime të portalit tesheshi.com, nga Zubin Potoku, theksojnë se M. Gjuriq, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se në fshatin Jasenovik ka hedhur në lumin Ibër një sasi të substancës kimike Pentan, e cila ka shkaktuar ngordhjen e faunës ujore, në veçanti peshqve.

Pentani në Zubin Potok, përdoret shumë pasi përzihet me vajin e konsumuar të gatimit, duke përfituar kështu një lëndë djegëse që e shesin për naftë. Ky lloj karburanti është shitur në veri të Mitrovicës dhe Kosovës për 85 cent/ litri.

Sipas burimit në qytetin e Zubin Potokut, disa qytetarë dyshohet se janë helmuar nga kjo substance kimike, pasi ata kanë kërkuar ndihmën e mjekut, ngaqë janë ankuar për dhimbje barku dhe koke.

Zhelko Bojiq, shefi i Zyrës Operative të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka deklaruar se me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, personit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Shefi i Zyrës Operative ka shtuar se policia e ka hetuar këtë ngjarje, pas erës shumë të keqe që vinte në zonën përreth, dhe rreth orës 20.00 është arritur të identifikohet vendi ku dyshohet se është hedhur substanca kimike. |kosovapress|

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid