Ministria e Drejtësisë në Serbi i ka dërguar autoriteteve gjyqësore franceze kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt.

Lajmin e bën të ditur agjencia serbe “Tanjug”, që citon burime pranë kësaj ministrie.

Bashkë me kërkesën për ekstradim janë dërguar edhe dokumente shtesë të përkthyera në frengjisht, në bazë të të cilave drejtësia franceze do të vendosë nëse do të ekstradojë apo jo ish-komandantin e UÇK-së.

loading...

Haradinaj u arrestua të mërkurën e kaluar në aeroportin e Basel-Mulhouse, nga policia franceze, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet e Beogradit në vitin 2004 dhe që prej asaj dite mbahet në gjendje burgimi.

Serbia e kërkon atë nën dyshimin për kryerjen e krimeve në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, të cilat sipas mediave serbe nuk u trajtuan në proceset gjyqësore të mbajtura në Hagë, ku Haradinaj u shpall i pafajshëm.

Krimet në fjalë, sipas autoriteteve serbe, janë kryer ndaj popullatës civile në zonën e Dukagjinit, që ishte nën përgjegjësinë e Haradinajt.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid