dadicMinistri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha për të përditshmen serbe “Blic” se Greqisë po i bëhet presion për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Daçiç shprehu besimin se kjo nuk do të ndodhë, ndërsa zbuloi se i ka dërguar ministrit grek të Punëve të Jashtme një kërkesë për të sqaruar pozicionin e tyre në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Loading...

“Ne i kemi dërguar një kërkesë Ministrisë greke të Punëve të Jashtme për të qartësuar pozicionin e ministrit të tyre. Pres që pavarësisht presionit të madh që po vuan, Greqia të mos e ndryshojë qëndrimin e saj duke mos e njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, tha Daçiç.

Ai shtoi se një hap i tillë nuk do të ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por as në përputhje me marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

“Blic” shkruan se ka kontaktuar me ambasadën greke në Beograd për të sqaruar situatën dhe ambasadori ka thënë se “deklaratat e bëra nga ministri Kotzias në Prishtinë ishin të qarta”.

“Greqia nuk e njeh pavarësinë e shpallur njëanshmërisht të Kosovës dhe pozicioni grek për këtë çështje mbetet e pandryshuar”, ka thënë ambasadori grek.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid