sevillaSevilla dhe Dnipro janë kualifikuar në finalen e Europa Leagues, pasi kanë eliminuar skuadrat italiane, Napolin dhe Fiorentinën.

Në Ukrainë ishte Dnipro që pati një avantazh shumë të madh për shkak të golit si mysafir, teksa Napoli nuk arriti që të shfaqë një performancë inspiruese.

loading...

Pjesa e parë pëfundoi pa gola, kurse në pjesën e dytë ishte Seleznynov ai që u dha epërsinë vendasve, një epërsi kjo që u dha zemër atyre dhe i mbajti ata në epërsi deri në fund të takimit.

Në anën tjetër në Itali ishte Fiorentina që provoi të rikthehej ndaj Sevillas, por taktikat sulmuese nuk u treguan shumë të mira.

Vetëm pas 22 mintuash lojë ishte Carlos Bacca ai që realizoi për 1-0, para se në minutën e 27-të të vuloste dilemën Carrico, i cili shënoi për 2-0.

Deri në fund të takimit vetëm u luajt formalisht, teksa Ilicic te Firoentina e humbi një penalti.

Sevilla kështu me rezultat të përgjithshëm 5-0 dhe Dnipro me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet prej 2-1, arrijnë të kualifikohen në finalen e Europa League

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid