ngrohjaStina e dimrit, mbetet një stinë e cila na sjell probleme nga më të ndryshmet e nga më të vështirat, ku një ndër to është dhe sfida e nxënësve ndaj të ftohtit.

Megjithëse Shqipëria pretendon të bëhet pjesë e B.E ,ajo akoma përballet me probleme ,si vështirësitë e nxënësve në dimër ,ku qeveria duhet ti kishte zgjidhur me kohë, sepse zgjidhja e këtyre detyrave mbeten parësore , te cilat lidhen me mbrojtjen e jetëve të fëmijëve shqiptare.

Në shumë shkolla mungojnë mjetet ngrohëse si kaldaja apo kondicionerë dhe nxënësit detyrohen ti zhvillojnë orët e mësimit në të ftohtë. Por ka edhe nga ato shkolla, ku megjithëse ka kaldaja ,ato nuk ndizen rregullisht, si në shkollën Kole Koci në Pogradec, ku shumë prindër u ankuan për këtë arsye.

Shumë fëmijë, në shumë raste i sigurojnë këto mjete ngrohëse nga shtëpitë e tyre, të cilët tregojnë aftësi më të mëdha se vetë shteti, i cili nuk ju siguron shkollave të Shqipërisë as edhe kto gjëra elementare në dukje, por me vlera të mëdha per jetën e femijëve.

Loading...

Gjithashtu ka edhe shkolla të cilat si mjet ngrohës përdorin sobën e drurit, por kushti i tyre qëndron se nxënësit duhet ta përgatisin vetë zjarrin, duhet ti gjejnë vetë drutë . Por a nuk është ky një diskriminim? Ku nxënësit përvec mësimeve, duhet të mendojnë edhe për gjetjen e burimeve ngrohëse? Reth 40 % e shkollave në Tiranë si shkolla 9-vjeçare “1 Maji”, shkolla 9-vjeçare “ Mustafa Greblleshi”, shkolla e mesme“Ismail Qemali” etj, nuk kanë ngrohje dhe një përqindje akoma më e madhe ekziston në zona të ndryshme të Shqipërisë, ku shteti nuk po reagon fare, sidomos për nxënësit që studiojnë në zona rurale.

Ku edhe nga gjendja ekonomike ata janë keq, por ata nuk dorëzohen sepse nuk e braktisin shkollën, pavarësisht kushteve të mjerushme, dhe mosvlerësimin nga ana e shtetit. Si rrugëzgjidhje, Ministria e Arsimit ka gjetur shkurtimin e orëve të mësimit. Megjithëse është e detyrushme, ky fenomen mbetet përsëri negativ, sepse shumë nxënës ngelen mbrapa me mësime. Por ka nga ata të cilët me të drejtë nuk shkojnë në shkollë sepse nuk munden, dhe qeveria akoma nuk po reagon!

Por si ka mundësi që në vend të mendojë për mënyrën se si t’ju sigurojë një ambient ngrohës , shteti po i largon ata nga shkolla? Një problem akoma edhe më shqetësues, sidomos në shumë zona rurale mbetet transportimi i nxënësve në kushte të vështira të motit.

Shumë fëmijë detyrohen të shkojnë më këmbë në shkolla, ku bëjnë shumë kilometra. Por gjatë këtij udhëtimi më këmbë që ata kryejnë, mund të aksidentohen nga automjetet, sepse sic e dimë në rrugët shqiptare asnjëherë nuk je i sigurt, dhe kto janë probleme që duhen marrë seriozisht, duke filluar që nga shteti ashtu edhe nga instucionet e tjera, sepse jeta e një fëmije ka vlera të mëdha, dhe ne duhet të bëjmë cdo gjë për mbrojtjen e saj. Sepse tashmë ka ardhur koha të ndryshojmë për mirë, të bëhemi pjesë e B.E duke europianizuar fillimisht shtetin tonë dhe më pas shoqërinë.

Shkruar nga: Renato Shkulaku
maturant, shkolla: “Qemal Bazelli” / Pogradec

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid