berisha-parlamentKryetari i Kuvendit ndërpreu seancën për 5 minuta pas disa momenteve tensioni në Kuvend.

Në një moment teksa po fliste Braçe, gazetaret thonë se ka ndërhyrë nga vendi deputeti Ristani duke i thene mos bej si kelysh koneje.

Fjalët që thonë deputetët nga vendi nuk dëgjohen mirë pasi janë pa mikrofon

Braçe: Po shikoj njërin këtu që qesh ( flet për Ristanin). Po buçe, po buçe, po buçe!
Nderhyn Berisha por nuk degjohet

Braçe: Po të them dhe njëherë e ke filluar me këta të tutë, nuk ke lënë njeri pa përfolur nga këta të tutë, duke filluar nga rreshti i parë deri tek i fundit. S’ke lënë njeri pa e damkosur ti vetë. Nuk ke lënë njeri pa përfolur.

Berisha e akuzon nga vendi por nuk dëgjohet

Braçe: Ti do vish ta provosh në gjykatë.

Berisha flet nga vendi: Ti je këlysh i vogel po dollarët ke marrë shume

Loading...

Brace: Sali boll mos bëj si qen. Ulu aty se e di çfarë halli ke. Ulu ore aty.

Berisha: Je këlysh i vogël.

Braçe: Dëgjo këtu qen i madh.Dëgjo këtu.Ça ka mo?
Ka pasur dhe tension mes Palokës dhe Braçes. Gazetaret qe ndodheshin ne seance thone se Paloka është afruar tek foltorja dhe ka tentuar të godasë me grusht Erion Braçe. Garda ka nderhyre per te mos agravuar situaten.

Kuvendi rinis me tension
Kuvendi nisi punimet pas 5 minutash sërish me tension. Deputetët e opozitës ngrihen në këmbë dhe kërkojnë të mblidhet Byroja për të marrë masa ndaj Braces në Kuvend.
Meta: Do ta mbledh Byronë kur të jetë e mundur të mbledh Byronë. Nuk mund të ndërpres aktivitetin e Parlamentit 2 – 3 orë për këtë.

Noka: Mblidh byronë

Meta: Nuk e kam ne dore te mbledh anetaret e Byrose.
Në një moment deputeti Roland Keta tenton t’i afrohet foltores ku ndodhej Brace, garda formon gardhin. Tensioni detyroi Meten te ndeprese seancen per 30 minuta. |oranews|

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid