FatmiriPolicia e Tiranës ka arrestuar sot një shtetas, pas denoncimit të disa qytetarëve në zonën e ish­-Bllokut, se ky person kishte zënë hapësirën midis dy pallateve dhe e përdorte si parking privat, madje iu kërkonte deri në 40 mijë lekë që të parkonin automjetet poshtë pallatit të tyre.

Loading...

Fatmir Skreva do të procedohet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se u shponte gomat automjeteve të drejtuesve që nuk paguanin parkingun në sheshin mes dy pallatave.

Banorët thonë se ky person kishte vite që e kryente këtë punë, ndaj iu drejtuan faqes “Jeta osh qejf” për të kryer denoncimin, por policia nuk ka asnjë provë tjetër për aktivitenin e tij përveçse deklarimeve të banorëve të pallateve.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid